Sport

Iniesta i thotë JO ofertës së kinezëve

Kapiteni i Barcelonës, Andres Iniesta ka hedhur poshtë zërat për një kalim në Kinë.

Mediat spanjolle raportojnë së kinezët e duan mesfushorin spanjoll.

Por, është vet lojtari që ka hedhur poshtë çdo mundësi të transferimit në Kinë, duke i qëndruar besnik Barcelonës, transmeton KosovaPress. “Ata nuk më kanë thirr”, ka thënë Iniesta.

“Çdo futbollistë vendos për të ardhmen e tij. Por duhet të respektohen të gjitha vendimet, të gjithë i kanë dëshirat e tyre dhe vendimet e tyre”.

“Është e vërtetë se ata bëjnë oferta të mëdha dhe çdo person përpiqet për të vendosur për të ardhmen ku ata mendojnë se duhet të jenë, por unë nuk jam duke menduar për ndonjë vend tjetër”, ka theksuar Iniesta. /KosovaPress/