Sport

Insigne do të mbetet te Napoli

Klubi italian kërkon që ta blindojë Lorenzo Insignen.

Napoli dhe Insigne do të nisin bisedimet për vazhdimin e kontratës së lojtarit. Në fakt palët kishin negociuar për kontratën e re edhe gjatë verës, por nuk kishin arritur ndonjë marrëveshje dhe kjo ka ndikuar që ato të ndaleshin.

Sipas medieve në Itali, Napoli i ka kërkuar lojtarit që të ulen dhe të bisedojnë edhe njëherë, duke shpresuar që ta bindin Insignen për të pranuar ofertën e re të klubit, transmeton KosovaPress.

Insigne që ka kontratë me Napolin deri në vitin 2019 dhe merr një pagë prej 1.1 milionë eurosh në vit, kërkon një rritje të dukshme të pagës me marrëveshjen e re.