Aktuale

Inspektorati kontrollon ujin e pishinave të Shtimes

Inspektorët sanitarë në Komunën e Shtimes kanë inspektuar tri pishina, sa edhe ka gjithsej kjo komunë, të mërkurën.

Për këto biznese rekreacioni janë dhënë një varg rekomandimesh e vërejtje që të pajisen me raporte nga Instituti i Shëndetit Publik për analizat e ujit; mikrologjike, bakteriologjike, kimike dhe fizike, pastaj punëtorët dhe stafi i kuzhinierëve duhet të pajisen me libreza sanitare, ndërkaq duhet të kenë edhe staf mjekësor dhe infermierë, zhytës të mjaftueshëm dhe adekuat sipas ligjit etj, shkruan Koha Ditore.

Sherif Sherifi, shef i Inspektoratit në Komunën e Shtimes, ka deklaruar se pronarët e pishinave kanë marrë rekomandimet dhe vërejtjet e para në mënyrë që brenda pak ditësh t’i përmbushin kriteret, ndryshe do të veprohet në bazë të rregulloreve dhe ligjeve në fuqi për shqiptimin e gjobave.