Aktuale

Instituti Hidrometeorologjik tregon se si do të jetë moti në Kosovë të dielën

Fundjava e parë e muajit korrik do të mbyllet me shi dhe shkarkime rrufesh në Kosovë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, e diela e 5 korrikut do të nisë me mot me diell, ndërsa në pjesën e dytë të ditës parashihet të ketë kushte tjera meteorologjike, vranësira të paqëndrueshme të cilat vende-vende parashihen të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius.

the authorGazetaKNN