Sport

Interi apelon për dënimet e Icardit dhe Perisiç

Klubi zikaltër ka drejtuar një ankesë për dënimet e dy yjeve të skuadrës.

Mauro Icardi dhe Ivan Perisiç janë suspenduar me nga dy ndeshje mos lojë nga Gjykata Sportive, pas ndeshjes së dielës ndaj Juventusit.

Gjatë ditës së sotme Interi ka vendosur ta apelojë këtë vendim duke kërkuar që dënimi të ulet nga dy ndeshje në një.

“F.C. Internazionale bën me dije se apeluar kundër ndëshkimeve nga Gjykatësi Sportiv ndaj Mauro Icardit dhe Ivan Perisiçit”, thuhet në një komunikatë të publikuar sot nga klubi zikaltër në faqen zyrtare.

Të dy lojtarët janë të dënuar për ndeshjet pasardhëse të Interit, ndaj Empolit dhe Bolognas.

the authorSamir Dalipi