Sport

Interi arrin marrëveshje me Manolas

Mbrojtësi grek do të jetë përforcimi i parë i Interit për sezonin e ardhshëm.

Ndonëse jemi ende në mesin e këtij stinori, drejtuesit e Interit po mendojnë për të ardhmen.

Siç njoftojnë mediat në Itali, zikaltërit tashmë kanë arritur marrëveshje me mbrojtësin e Romës, Kostas Manolas, të cilit i kanë ofruar një kontratë pesë-vjeçare me një pagë prej 4.5 milionë eurosh në vit.

Lojtari që ka kontratë me klubin nga kryeqyteti deri në vitin 2018 ka refuzuar ta vazhdojë atë dhe tani mbetet që Roma të pranojë ofertën e Interit prej 44 milionë eurosh për ta lënë të lirë lojtarin që të shkojë në Milano.

Pronarët e rinj të Interit kanë premtuar që do të shpenzojnë para për të krijuar një skuadër të fortë e cila do të garojë edhe për trofe në Evropë.