Sport

Interi blindon Icardin, kjo është klauzola marramendëse

200 milionë euro, kjo pritet të jetë klauzola e Mauro Icardit me kontratën e re.

Interi po rrotullohet rreth kapitenit Mauro Icardi. Golat e tij së fundmi nga 2 për çdo ndeshje kanë bërë që ai të kthehet në njeriun më të rëndësishëm dhe klubi zikaltër kërkon tanimë ta ‘mbërtheje’ me rinovimin e kontratës.

Sipas mediave italiane klubi është duke punuar për të nisur praktikat e zgjatjes së kontratës aktuale të kapitenit, që prej kohësh ka hyrë në orbitën e disa prej klubeve të ndryshme evropiane, si Chelsea e Real Madrid.

Inter ndërkohë mendohet se përveç zgjatjes së kontratës do të kërkojë edhe të dyfishojë klauzolën e shitjes, duke e bërë atë 200 milionë euro.

Pak kohë më parë Icardi përfitoi rritje në kontratën e tij, duke u bërë futbollisti më i paguar i skuadrës zikaltër dhe një nga më të paguarit në Serie A. /Gazeta Express/