Sport

Interi e do dyshen e Chelseat

Interi po planifikon të bëjë përforcime për sezonin e ardhshëm. “Nerazzurri” janë të interesuar për dy mbrojtësit e majtë të “Blues”, Marcos Alonso dhe Emerson Palmieri

Gjiganti italian po mendon të “peshkojë” në Angli, respektivisht në Londër, transmeton Gazeta Express.

“Nerazzurri” ia kanë vënë syrin dy futbollistëve të Chelseat, MarcosAlonso dhe Emerson Palmieri.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport”.

Trajneri Antonio Conte i pëlqen dy futbollistët, me të cilët kishte punuar në “Stamford Bridge”.

Trajneri italian e do një mbrojtës të majtë për edicionin e ri dhe do të mundohet ta transferojë së paku njërin nga këta dy lojtarë.

Alonso pritet të largohet gjithsesi nga Londra në fund të këtij sezoni.

the authorGazetaKNN