Sport

Interi i “madh” po kthehet, mposht Tottenhamin në sekondat e fundit

Interi ka mposhtur Tottenhamin me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve pas shtatë vitesh.

Anglezët kaluan të parët në epërsi me golin e Cristian Eriksen ën minutën e 53-të të ndeshjes.

Interi u rikthye në lojë në minutat e fundit të ndeshjes, shkruan indeksonline.

Së pari Mauro Icardi barazoi rezultatin në minutën e 86-të të ndeshjes.

Në minutat shtesë, Vecino shfrytëzoi një tollovi në zonë për të siguruar fitoren e Interit.

Me këtë fitore, Interi dhe Barcelona kanë nga tri pikë në grupin B ndërsa Tottenham dhe PSV nuk kanë asnjë pikë. /IndeksOnline/