Sport

Interi ofron 60 milionë euro për “Mbretin”

Chile's Arturo Vidal celebrates after scoring against Mexcico during a Copa America Group A soccer match at El Nacional stadium in Santiago, Chile, Monday, June 15, 2015. (AP Photo/Silvia Izquierdo)

Në pritje për të mbyllur operacionet për Vecino dhe Schick, Inter vazhdon të këmbëngulë për objektivin e madh të mesfushës: Aruto Vidal. Ose siç njihej në Itali kur luante me Juventus “King Arturo”.

Zikaltrit janë vënë prej kohësh në ndjekje të kilianit dhe, sipas të përditshmes “El Mercurio”, Walter Sabatini, i ka ofruar zyrtarisht 60 milionë euro Bayern Munich.

Vidal ka një kontratë deri në 2019-ën me bavarezët dhe për momentin rinovimi i tij është lënë pezull. Ideja për t’u kthyer në Itali është një hipotezë për mesfushorin, i cili duket se ka dëshirë për një aventurë të re dhe se është stimuluar nga oferta e Inter.

Në fakt, “El Mercurio” ka shkruar për një rrogë prej 8 milionë eurosh në sezon. Pas kërkesave të bëra në ditët e kaluara, Spalletti mund të ketë përforcimet që i duhen.