Aktuale

Interpoli organizon në Tiranë Konferencën rajonale kundër kontrabandimit të njerëzve, pa Kosovën

Kosova nuk mund të marrë pjesë edhe në konferencat rajonale që kanë të bëjnë me luftën e vendeve të rajonit kundër krimit dhe trafiqeve, shkruan sot Ditore.

Kështu ka ndodhur edhe kësaj radhe në Tiranë, në Konferencën rajonale kundër kontrabandimit të njerëzve në Ballkan, e organizuar nga qendra e INTERPOL-it dhe e sponsorizuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Zyra për Narkotikët dhe Agjencitë Ligjzbatuese Ndërkombëtare.

Mungesa e Kosovës në këtë konferencë, me gjithë problemet e mëdha të trafikimit të njerëzve, vjen për faktin se ajo nuk është anëtare e INTERPOLIT. Para pak ditësh u zhvillua në Pekin Asambleja e 86-të e Përgjithshme e INTERPOLIT ku motoja kryesore ishte “Bashkimi i institucioneve policore për një botë më të sigurt”.