Rajon & Botë

Irani thotë se kurrë s’do të përdorte raketa të prodhuara në Iran për ta sulmuar ndonjë vend tjetër

Irani ka thënë sot se testimet e raketave balistike të kryera nga vendi nuk janë pjesë as e marrëveshjes bërthamore të Iranit me fuqitë botërore e as e rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që e përkrah këtë marrëveshje.

Duke mos i konfirmuar apo mohuar akuzat e SHBA-së se Irani testoi një raketë të dielën, ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, ka thënë sot se Irani kurrë nuk do të përdorte raketa të prodhurara në Iran për ta sulmuar ndonjë vend tjetër, transmeton Express.

Zarif, po ashtu ka thënë se testimet e tilla nuk janë pjesë e asnjë rezolute të OKB-së që e ratifikojnë marrëveshjen.

“Raketat nuk janë pjesë e akordeve bërthamore. Irani kurrë nuk do të përdorte raketa të prodhuara në Iran për ta sulmuar ndonjë vend tjetër,” ka thënë ai gjatë një konference për media me ministrin e Jashtëm të Francës, Jean-Marc Ayrault.