Aktuale

Isa Mustafa uron Talat Xhaferin, ka një porosi për Maqedoninë

Isa Mustafa e ka uruar zgjedhjen e Talat Xhaferit si kryetar i Kuvendit të Maqedonisë. Kryeministri i Kosovës ka bërë thirrje që të evitohen skenat e dhunës dhe të respektohen të drejtat e barabarta për të gjithë qytetarët.

“Uroj zgjedhjen e z. Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë. Maqedonia është e qytetarëve të saj shqiptarë aq sa është edhe e maqedonasëve dhe të tjerëve.

Kam besim se Maqedonia si shtet fqinj i Kosovës do të konsolidoj institucionet e saj demokratike duke respektuar të drejtat e barabarta për të gjithë qytetarët e saj.
Ne të gjithë në Ballkanin Perëndimor akoma po shërojme plagët e luftës, dhunës dhe armiqësive, prandaj duhet të evitohen këto të këqija në ndërtimin e ardhmërisë tonë evropiane dhe euroatlantike” shkruan Isa Mustafa në Facebook./Indeksonline/