Arsim & Kulturë

Ish-anëtari i Kongresit Amerikan, Jerry Weller vizitoi AAB-në

Ish-kongresisti amerikan, Jerry Weller, para studentëve të Kolegjit AAB, diskutoi për zgjedhjet presidenciale në Amerikë, procesin zgjedhor si dhe rreth rëndësisë së këtyre zgjedhjeve për Kosovën.
Weller, në këtë takim me studentë, të organizuar bashkë me Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, vlerësoi punën e Kolegjit AAB, derisa diskutoi rreth disa prej temave kryesore lidhur me zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.
“Faleminderit dhe është kënaqësi të jem përsëri këtu në Kolegjin AAB. Unë pata shansin të vizitoj studentët, Kolegjin dhe drejtuesit. Është një institucion i mrekullueshëm. Me sa unë di, AAB operon që 18 vjet dhe ka vazhduar të rritet dhe të zgjerojë programet”,
Duke folur për zgjedhjet presidenciale në ShBA, ish-kongresisti Weller tha se ka interesim të lartë dhe dëshirë të madhe nga votuesit amerikanë për këto zgjedhje, duke shtuar se mbi 60 milionë amerikanë tashmë kanë votuar me postë ose fizikisht dhe kjo përfaqëson mbi një të tretën e votuesve të regjistruar amerikanë.
Lidhur me dallimet midis kandidatëve, sipas Wellerit, Bideni është shumë më i pëlqyer dhe momentalisht prin në anketa, edhe në shtetet të cilat Donald Trumpi i kishte fituar në zgjedhjet paraprake.
Ish-anëtari i Kongresit Amerikan, fjalimin para studentëve e mbajti në bashkëpunim me Odën Ekonomike Amerikane.
Weller ka shërbyer si anëtar republikan i Kongresit në vitet 1995 – 2009.
Videon e plotë të ligjëratës mund ta ndiqni këtu: https://www.facebook.com/AAB.edu/videos/674042660215799
the authorGazetaKNN