Aktuale

Ish-ministri Vitia raporton sot në Komisionin hetimor për menaxhimin e pandemisë

Sot në Komisionin hetimor parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë nga ana e Qeverisë së Kosovës do të raportojnë ish ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ish zëvendësministri Izet Sadiku.

Në orën 11:00 do të raportojë Izet Sadiku, ish-zëvendësministër, ndërkaq në ora 14:00 do të raportojë ish ministri Vitia.

Ndryshe, një ditë më parë në këtë Komision kanë raportuar Valdet Hashani, ish-menaxher i Qendrës së Karantinës, si dhe Naim Musliu, babai i të ndjerit Agon Musliu.