Sport

Ish-trajneri e quan Suarezin të pashëm dhe të rrezikshëm

Brendan Rodgers dhe Luis Suarez, dikur të dy pjesë e Liverpoolit, do të ndeshen këtë të martë në rrethin e parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Rodgers tash drejton klubin skocez, Celtic, kurse uruguaiani Suarez luan te Barcelona. Këto skuadra do të përballen në kuadër të Grupit C të garës prestigjioze evropiane.

Para ndeshjes, trajneri ka pasur disa fjalë për ish-lojtarin që dikur nën të filloi shkëlqimin, transmeton Klan Kosova.

“Luis Suarez është njëri nga futbollistët më të pashëm të cilët mund t’i shohësh, por edhe ndër sulmuesit më të mirë”, ka qenë fjalia e Rodgers, për përshkrimin që i ka bërë atij.