Aktuale

Ish zv/ministrja e prekur me COVID-19: Virusi erdhi me një egërsi të papërshkrueshme, ndjej dhimbje të forta në gjithë trupin

E prekur nga Covid 19 është edhe ish zv/ministrja e Punëve të Jashtme, Rejhane Vuniqi.

Vuniqi madje sot deklaroi se koronavirusi ka arritur edhe tek ajo, madje me një egërsi të papërshkrueshme, e që po ndjen dhimbja të forta në gjithë trupin.

Vuniqi tha se vetëm dëshiroi të përçoj një mesazh tek të gjithë ata që ende s’janë prekur nga ky virus dhe kanë fatin të jenë të shëndoshë, transmeton lajmi.net.

Ajo porositi qytetarët që të mos largojnë maskat nga fytyra kur janë jashtë, të dezinfektojnë duart sa herë të kenë kontakt me dikë, e të qëndrojnë në distancë.

Postimi i plotë:

Të dashur miq!

Virusi COVID-19 mbërriu edhe tek unë, me një egërsi të papërshkrueshme, sa që edhe tani kur po shkruaj këtë postim, ndjej dhimbje të forta në gjithë trupin.

Unë vetëm deshta të përqoj një mesazh tek të gjithë ju që ende nuk jeni prekur nga ky virus dhe keni fatin të jeni të shëndoshë. Përveq, që kurrë mos i largoni maskat nga fytura kur të jeni jashtë, dezinfektoni duart sa herë që të keni kontakt me dikë dhe më e rëndësishmja, rrini sa më shumë në distancë me njerëzit që i takoni. Njerëzit asimptomatik dhe ata që hezitojnë të bëjnë testin edhe pse kanë simptoma, janë rreziku më i madh.

Prandaj distanca fizike është shumë me rëndësi.
Në momentin që keni qoftë simptomën më të lehtë, bëjeni testin dhe nëse jeni pozitiv, izolohuni sepse vetëm në këtë mënyrë e izoloni edhe virusin dhe nuk e bartni tek të tjerët.

Zoti ju ruajt dhe KUJDES!

the authorGazetaKNN