Rajon & Botë

ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në tren të Zvicrës

ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin e ndodhur në trenin e St.Gallen të Zvicrës. Sipas kësja organizate, sulmuesi është 17-vjeçari Muhamed Riad, I cili ishte ngarkuar për sulmin.

Një numër i madh personeli kanë shpejtuar për në vendngjarje, duke përfshirë prokurorë, policë, zjarrfikës, ambulanca dhe tre helikopterë. Stacioni “Salez” aktualisht është mbyllur. Prokurorët e St.Gallen kanë hapur një hetim për rastin.

Ndërkohë në mesin e të plagosurve përveç në fëmije, janë edhe një vajzë dhe një djalë të moshës 17 vjeçare, dy gra të moshave 34 dhe 43, dhe një burrë rreth të 50-ave.

Disa prej të plagosurve janë në gjendje të rendë./KosovaPress/