Aktuale

Istog: Gjashtë rastet e testuara rezultojnë negativ për koronavirus

Pas mostrave të marra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike nga familja Binakaj nga Studenica, gjashtë anëtarët e kësaj familje rezultuan negative me Covid-19.

Këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook, Besart Dreshaj, koordinator i Shtabit Emergjent Istogut.

Ky është postimi i plotë i tij:

6 raste të testuara nga komuna e Istogut rezultojnë negativ me Covid 19

Pas mostrave të marra nga Insitituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike nga familja Binakaj nga Studenica, 6 anëtarët e kësaj familje rezultuan negative me Covid 19.

Nuk ka vend për shqetësim sepse situata është nën kontroll dhe monitorim të vazhdueshëm, nga Shtabi Emergjent Komunal, nga Personeli Shëndetësor i QKMF-së dhe nga Policia. Falënderojmë qytetarët e Komunës së Istogut të cilët janë duke i respektuar masat preventive të ndërmarra nga IKSHPK-ja në luftë ndaj Covid 19. Falendërim për Mjekët dhe Infermierët, për Policinë e Kosovës dhe gjitha institucionet Emergjente që janë aktive dhe në gjendjen gatishmërise në çdo kohë.

#rriNshpi, ruajeni veten dhe familjen tuaj. Bashkë do ja dalim.

Shtabi Emergjent Istogut