Aktuale

Istogu, zero raste aktive me koronavirus

IKSHPK mbrëmë ka njoftuar për 6 raste të reja me COVID-19, ndërsa janë shëruar edhe 2 persona të tjerë. Por, një lajm i mirë erdhi nga komuna e Istogut.

Drejtori i Shëndetësisë në Istog, Mujë Osmanaj, përmes një postimi të bërë në Facebook menjëherë pas publikimit të këtyre të dhenave ka thënë se personi i vetëm që deri më tash ka rezultuar pozitiv me COVID -19 ka dalë negativ në ritestimin e parë dhe pritet ritestimi i dytë të del negativ e që Istogu të jetë me zero raste.

Ndërsa sot, Osmanaj ka treguar se tashmë rasti në fjalë edhe në ritestimin e dytë ka dalë negative.

“Istogu ZERO covid-19. Të shpresojmë që nuk do kemi raste të reja”, konfirmon i pari i Shëndetësisë në Istog përmes një postimi në Facebook.