Aktuale

Itali/ Ekzekutohet në sy të gruas dhe vajzave shqiptari ‘Tony’, pronar i një picerie

Një shqiptar, i njohur i “Tony”, pronar i një picerie është ekzekutuar dje me armë zjarri në qytezën e Velletrit, shumë pranë kryeqytetit italian Romë.

Sipas dëshmitarëve, Ariton Shaskaj është qëlluar disa herë me armë zjarri para syve të bashkëshortes e të dy vajzave të tij.

Autori i vrasjes ka mbërritur në bordin e një motori në shoqërinë e një personi të dytë.

Pasi ka zbritur nga motori ka qëlluar disa herë mbi Ariton Shaskjan, i cili ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje.

Policia italiane ka sekuestruar të gjitha telekamerat e rrugës e të zonës përreth për identifikimin e autorëve të vrasjes.

Piceria “Peccati di Gola” në pronësi të shqiptarit është mjaft e njohur në Velletri.