Rajon & Botë

Italia kërkon marrëveshje të re me BE për buxhetin

Italia është në kërkim të një marrëveshje të re me Bashkimin Evropian për të rikthyer rritjen ekonomike që është bllokuar me aplikimin e buxhetit të ri në 2017, njoftoi sot ministri i Zhvillimit Eknomik, Carlo Calenda.

Propozimet e Carlo Calenda, vijnë tre muaj pasi Roma morri një marzh manovre të paprecedentë mbi buxhetin e saj të 2016 dhe Komisioni Evropian i kërkoi që të shtrëngonte politikat buxhetore vitin e ardhshëm, transmeton atsh.

Ministri u shpreh një ditë pas publikimit nga Eurostati të të dhënave që tregojnë se ekonomia italiane nuk ka arritur të zhvillohet mes tremujorit të parë dhë të dytë të këtij viti.

“Ne jemi duke biseduar me Evropën se si të adresojmë të nevojshme absolute për të stimuluar investimet publik privat”, deklaroi Carlo Calenda në të përditshmen “La Stampa”.