Aktuale

Italia kthen mbrapsht 22 vjeçaren shqiptare me 2 fëmijët e mitur, ja arsyeja

Një nënë e re 22 vjeçare është riatdhesuar në Shqipëri, pas tentativës së saj për të shkuar në Itali.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane sipas të cilave, 22 vjeçarja shqiptare, emri i të cilës nuk bëhet i ditur, së bashku me dy fëmijët e saj të mitur 3 dhe 1 vjeç, është ndaluar në aeroportin e Perugias.

Pas verifikimeve të kryera rezultoi se 22 vjeçarja nuk mund të hynte në Itali, apo në vendet e tjera të zonës “Schengen”.

Shkak për këtë është fakti se ndaj saj është vendosur masë nga ana e shtetit Gjerman më 27 shtator të këtij viti, teksa ishte riatdhesuar nga ky vend në të kaluarën.

Gruaja është dashur të rikthehet në vendlindje, së bashku me fëmijët e saj me fluturimin e radhës./Gazeta Express/