Rajon & Botë

Italia raporton sërish numër njëshifror të vdekjeve, sinjalizon mposhtjen e Covid-19

Italia ka raportuar tetë vdekje nga koronavirusi përgjatë 24-orëshit të fundit, ka bërë të ditur të hënën Agjencia Civile e Mbrojtjes.

Kësisoj, numri i përgjithshëm i jetëve të humbura në vend ka shkuar në 34,869, sipas agjencisë, shkruan lajmi.net.

Në anën tjetër, Gadishulli ka raportuar edhe 208 raste të reja të infektuara me virusin që po shkakton sëmundjen Covid-19.

Aktualisht, shteti evropian ka 14,709 raste aktive me virusin korona.

Shtretërit e njësive të kujdesit intenziv në spitalet italiane janë të zëna nga gjithsej 72 pacientë.

the authorGazetaKNN