Rajon & Botë

Italianët votojnë sot në referendum, Renzi zotohet se do të japë dorëheqje nëse humb

Italianët sot votojnë në një referendum për ndryshime kushtetuese, i cili është duke u përcjell nga afërt nga shtetet e jashtme për të parë nëse Italia është vendi i radhës që e refuzon statukuon politike.

Kryeministri italian, Matteo Renzi, thotë se do të japë dorëheqje nëse reformat nuk votohen në referendumin e sotëm, ndërsa politikanët opozitarë janë zotuar se do të bëjnë presion për zgjedhjen e një qeverie të re, nëse votuesit i refuzojnë ndryshimet e propozuara kushtetuese, transmeton Express.

Rreziku për jo stabilitet ka shkaktuar reagime në tregun global para votimit, me rezervat bankare që po bien.

Referendumi ka për qëllim që të modernizojë procesin e pavolitshëm ligjbërës të Italisë duke ia zvogëluar pushtetin Senatit e në të njëjtën kohë duke ia hequr rajoneve disa pushtete të rëndësishme të vendimmarrjes./Express/