Rajon & Botë

Izraelitët i shkatërrojnë varrezat e myslimanëve për të krijuar parking (Video)

Autoritetet izraelite i kanë shkatërruar disa varre në varrezën historike “Baba l-Rahmeh” në lindje të Jerusalemit të okupuar, thonë një zyrtar palestinez.

Pjesë të varrezës së lashtë u konfiskuan në shtator të vitit 2015 nga autoritetet izraelite për të krijuar hapësirë për ndërtimin e një parku kombëtar, sipas burimeve të mediave lokale, transmeton Express.

“Anëtarë nga i ashtuquajturi Autoriteti Izraelit i Natyrës, të mbështetur nga shumë ushtarë të Forcave Izraelite – u futen vrullshëm të varrezës historike ‘Bab al-Rahmeh’, dhe rrënuan tetë varre,” ka thënë shefi i komitetit për ruajtjen e varrezave islamike në Jerusalem, Mustafa Abu Zahra.

“Izraeli dëshiron që ta shndërrojë varrezën në park kombëtar për hebrenjtë izraelitë,” ka thënë ai për Anadolu./Express/