Shëndetësi

Ja çfarë i ndodh trupit tuaj nëse hani 3 vezë në ditë (Video)

Vetitë e dobishme të vezëve të pulave janë përsëritur kohë pas kohe, por njerëzit shpeshherë kanë krijuar “histori” të ndryshme për këtë produkt, duke e shmangur nga regjimi i tyre ushqimor, përcjellë arbresh.info

Por në fakt rezultatet e studimeve të fundit të kryera kanë treguar edhe njëherë tjetër sesa e rëndësishme është për organizmin tonë konsumi i tyre dhe vlerat që ato përmbajnë.

Më poshtë do të ju tregojmë disa arsye pse duhet të hani vezë.

Vezët ju ngopin.
Duhet ta dini se vezët kanë një volum të lartë ngopjeje, që do të thotë se ato do t’ju bëjnë të ndiheni të mbushur me ushqim, transmeton lajmi.net

Vezët ju ndihmojnë nëse keni mungesë të hekurit.

Shumë njerëz në të gjithë botën, të cilët vuajnë nga mungesa e hekurit, mund të përjetojnë këto simptome: lodhje, dhimbje koke dhe nervozë. Duhet ta dini se vezët ndihmojnë kundër këtyre simptomave.

Vezët përmirësojnë ushqimin dietal.

Vezët kanë shumë lëndë ushqyese, çka është shumë e rëndësishme për një dietë të balancuar.
Një studim ka treguar se njerëzit që nuk konsumojnë vezë kanë më shumë mungesë të vitaminave.

Vezët ndihmojnë në humbje të peshës.

A e dini se vezët në tost ju ngopin 50 % më shumë se sa ushqimi normal?
Shumë studime kanë treguar se nëse e filloni ditën tuaj duke ngrënë vezë, atëherë mundësia është shumë më e madhe që të humbni peshë.

Veza është një ndër produktet që nuk mungon kurrë në shportën e konsumit të çdo familjeje shqiptare. Gjen përdorim pothuajse kudo, gatim gjellërash, ëmbëlsira, maska bukurie etj, por ajo që e bën të veçantë janë vlerat e saj të shumëllojshme ushqyese. E pasur me aminoacide, vitamina, si kompleksi i plotë i vitaminës B, vitamna D dhe E, fosofor, selen, komplekse proteinike etj. Shumë njerëz tregohen skeptikë në lidhje me numrin evezëve që duhen konsumuar, por studimet e fundit kanë treguar se 3 vezë mjaftojnë. Jo në javë, por në ditë. Zbuloni ç’përfitime sjell veza për organizmin e njeriut:

Forcon sitemin imunitar

Edhe pse e kaluam fazën më të vështirë, atë të dimrit, duhet ta pranoni që pranvera tregohet jo gjithmonë mirëkuptuese me shëndetin. Lodhja pranverore, alergjitë e shumta dhe shenjat e lehta të ndonjë gripi nëpër këmbë dobësojnë shumë sistemin imunitar, për këtë arsye gjëja më e mirë që mund të bëni është të hani vezë. Një kokërr vezë mesatare përban thuajse ¼ e nevojës ditore për selen. Seleni ushqen organizmin dhe kontrollon funksionin e tiroides.

Mban nën kontroll kolesterolin

Tashmë e dini që në trupi ynë krijon habitat për zhvillimin e kolesterolit të mirë edhe atij të keq. Edhe pse veza përmban një sasi të konsiderueshme kolesteroli, studimet e fundit kanë treguar se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi përmbajtja aminoacide e vezës lufton kolesterolin e keq.

Ul rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës

Sëmundjet e zemrës janë një ndër sfidat më të mëdha të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe komunitetit mjekësor ndërkombëtar. Ushqyerja e pashëndetshme, mungesa e aktivitetit fizik, faktori i trashëguar etj, janë disa prej arsyeve që çojnë në shfaqjen e sëmundjeve kardiake. Siçe thamë më lart, veza përmban kolesterol, më saktë disa përmbërës që luftojnë kolesterolin e keq LDL dhe pengojnë koagulimin e gjakut dhe oksidimin e rrugëve koronare.

Ju jep energji

Energjia e vërtetë gjendet në ushqimet natyrale. Një kokërr vezë përmban 15% të kërkesës ditore për vitaminë B2, njohur ndryshe si riboflavinë. Riboflavina është si një lloj karburanti që furnizon trupin tonë me energji të vazhdueshme.

Flokët dhe lëkura juaj do të duken më mirë

Jo gabimisht mamatë dhe gjyshet tonë përdornin vezën në recetat e tyre të bukurisë. Përveç vitaminës B2, vezët përmbajnë dhe vitaminë B5 dhe B12. Të dy këta elementë ushqejnë dhe hidratojnë lëkurën dhe flokët.