Sport

Ja çfarë thotë Bunjaki pas humbjes së thellë nga Kroacia

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaki, ka mbrojtur vendimin e tij për të hedhur në fushë më shumë mesfushë me tipare sulmuese, duke thënë se ai luajti lojë defensive, përcjell Gazeta Express.

“Nuk ishte formacion ofensivë, por defensivë. Më shumë ishim të përqendruar që të luajmë përmes kundërsulmeve”, tha fillimisht ai.

“Gjatë lojës kemi ndryshuar formacionin, luajtëm me dy mesfushorë defensivë. Këto janë zgjedhjet që i kemi bërë në bazë të formave që kanë paraqitur lojtarët me ekipet e tyre”, shtoi Bunjaki

“Por, thash që Kroacia është e rrezikshme dhe shfrytëzon çdo gabim të kundërshtarit”, shtoi ai. /Express/