Sport

Ja kur do të dalin në shitje biletat e ndeshjes Kosovë – Angli

Interesimi për të parë ndeshjen kualifikuese për Euro 2020, Kosovë – Angli është i jashtëzakonshëm.

Biletat e ndeshjes së fundit Kosovë – Mali i Zi u shitën për pak 9 minuta, por kundër Anglisë mund të shiten edhe më shpejtë.

Zëvendës sekretari i FFK-së, Arianit Ahmeti ka treguar për kohën se kur do të dalin në shitje biletat.

“Një javë deri në 10 ditë para ndeshjes do të shiten biletat online. Për tifozët angleze ende nuk është vendosur definitivisht se sa bileta do t’u takojnë. Megjithatë sipas rregullores së UEFA-së jemi të detyruar t’ua ndajmë minimum 5% që i bie 630 në pjesën e tifozëve, 120 në kategorinë e parë dhe 200 në perëndim me të drejtë blerje. Megjithatë sipas rekomandimit të palëve të sigurisë ka mundësi që tribuna jugore të rezervohet për tifozët anglezë. Megjithatë për këtë do të vendos Komiteti Ekzekutiv i FFK-së” ka deklaruar për Ahmeti për Indeksonline.

Ndeshja Kosovë – Angli do të zhvillohet më 17 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë