Sport

Ja kur do të prezantohet Philippe Coutinho te Barcelona

Sipas disa raporteve sensacionale, Barcelona ka në plan prezantimin e Philippe Coutinhos në ora 19:00.

Bazuar në ‘The Sun’, Barcelona ka arritur një marrëveshje për transferimin e mesfushorit të gjigantit anglez për një tarifë prej 138 milionë funta, transmeton portali arbresh.info.

Liverpooli përfundimisht ka pranuar disfatën në përpjekje për të mbajtur mesfushorin brazilian në skuadër.

Coutinho ka bërë kërkesë për transferim në këtë merkato duke shfaqur dëshiron e tij të madhe që t’i bashkohet Barcelonës.

25-vjeçari ka qenë shënjestër nga gjiganti katalunas dhe është parë si një zëvendësues i Neymarit./arbresh.info/