Aktuale

Ja moti për fundjavë

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka njoftuar se veni ynë gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të karakterizohet me mot të vranët dhe me intervale me diell.

Sipas IHK-së, vranësirat gjatë ditës nuk do të jenë stabile, kështu që vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 graë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të mbetet  në vlerat e normales me tendencë të rritjes në ditët në vijim. Do të  fryjë erë nga drejtimi  i verilindjes e leht deri mesatare. Sipas parashikimeve numerike, sinoptike dhe radarike kjo gjendje bllokuese e presionit nga pasditja e së dielës dal nga dal do të ç’ vendoset nga vendi ynë, duke krijuar mundësi që masat e ajrit me presion të lartë të mbizotërojnë mbi vendin tonë për të krijuar kushte që java e ardhshme të ketë temperatura pak sa ma të larta,  kthjellime dhe intervale më të gjata me diell”, thuhet në komunikatë./KosovaPress/