Aktuale

Ja moti për pesë ditët e ardhshme

Masat e nxehta të ajrit të cilat depërtuan ditë më parë mbi vendin tonë do ta ushtrojnë ndikimin edhe për gjatë tri ditëve të para të javës, duke krijuar kushte që vlerat e temperaturave maksimale të lëvizin nga 31-34 gradë Celsius, derisa minimalet do të zbresin ndërmjet 13-17 gradë Celsius.

Kjo gjendje me këto temperatura të larta do të vazhdoj deri ditën e enjte, ku më tej pritet të ketë luhatje të presionit atmosferikë duke krijuar kushte që të formohen vranësira të dendura të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Do të fryjë erë fillimisht e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit dhe më pas, kah mesi i javës, era do ta ndërrojë  drejtimin nga verilindja duke e rritur shpejtësinë deri 11 metra./KosovaPress/