Aktuale

Ja në cilat vende do të ketë nesër ndërprerje të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Prishtina” ka njoftuar konsumatorët e Obiliqit, gjysmës së Fushë Kosovës dhe gjysmës së lagjes Arbëria në Prishtinë, se nesër duke filluar nga ora 8:00-12:00, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

Sipas një njoftimi të Ujësjellësit “Prishtina”, për arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm, janë punimet teknike në kuadër të fazës së tretë të investimeve, kyqja e gypave në rezervuarin në Arbëri./KP