Aktuale

Ja numrat e subjekteve politike për zgjedhjet në Drenas

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka organizuar ceremoninë e tërheqjes së shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Drenasit.

Renditja e Partive Politike dhe Kandidatëve të Pavarur në Fletëvotim është si në vijim:

Në këtë mbledhje, KQZ shqyrtoi dhe miratoi rekomandimin e Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim për decertifikimin e kandidatit të pavarur për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit, që do të mbahen më 4 dhjetor.

Zyra njoftoi KQZ-në se më 17 nëntor ka pranuar një kërkesë me shkrim nga kandidati i pavarur, Naim Bazaj për tërheqje nga gara dhe se sipas kërkesës së kandidatit janë plotësuar kushtet e parapara me Ligj që KQZ-ja të bëjë decertifikimin e tij. /KosovaPress/