Rajon & Botë

Ja numri i civilëve të vrarë në Siri nga bombardimet në Raka

Të paktën 25 civilë, mes të cilëve gjashtë fëmijë, kanë humbur jetën nga bombardimet mbi Raka, bastion i Shtetit Islamik (ISIS) në Siri.

“Bombardimet që u zhvilluan dje kanë shënjestruar shumë lagje të qytetit të Raka”, deklaron Observatori Sirian i të Drejtave të Njeriut, duke shtuar se për momentin nuk dihet nëse këto bombardime janë zhvilluar nga aviacioni rus apo ai sirian.

Regjimi kishte filluar më 3 qershor një ofensivë për të marrë qytetin kyç të Tabakasë në provincën e Raka, duke përparuar rreth 20 kilometra.

Por xhihadistët arritën t’i shtyjnë jashtë provincës pas një kundërsulmi.