Shëndetësi

Ja pse duhet të konsumoni çaj jeshil

Për mijëra vjet, çaji jeshil është përdorur si ilaç alternativ për të kuruar disa sëmundje.

Çaji jeshil sjell shumë përfitime në shëndet, ja disa prej tyre.

Mbron shëndetin e trurit- Sipas studiuesve në Universitetin e Bazelit, Zvicër, çaji jeshil nëse konsumohet në mënyrë të rregullt përmirëson kujtesën dhe funksionet e tjera të trurit. Çaji jeshil nxit komunikimin midis lobit ballor dhe lobit parietal.

Parandalon dhe trajton diabetin- Çaji jeshil përmban polipenolis dhe poliakraide, elemente të cilat ulin nivelin e sheqerit në gjak. Çaji jeshil pengon prodhimin e tepërt të glukozës.

Përmirëson shëndetin oral- Çaji jeshil mbron mishrat e dhëmbëve dhe dhëmbët. Çaji jeshil është i pasur me antioksidantë që eliminojnë inflamacionin e gojës dhe bakteret e dëmshme.

Ju ndihmon të bini në peshë- Çaji jeshil rrit metabolizmin dhe djeg yndyrën. Ai ju ndihmon të bini në peshë dhe ju rrit nivelet e energjisë.

Parandalon rënien e flokëve- Çaji jeshil është i pasur me vitaminë B. Kjo vitaminë është shumë e rëndësishme për shëndetin e flokëve.

Ul tensionin e lartë të gjakut- Sipas studimeve, 3 gota çaj jeshil në ditë ulin nivelin e kolesterolit në gjak dhe ulin tensionin e lartë të gjakut.