Kuriozitete

Ja pse nuk zhduken bakteret nga rrobat në 40 gradë (Foto)

Makina rrobalarëse mesatarisht përmban më shumë se 100 milionë baktere, duke përfshirë E. Coli, jashtëqitjet e insekteve dhe larvat. Më e rrezikshmja është që të brendshmet t’i lani në temperatura të ulëta.

Larja e rrobave në temperatura të ulëta ndoshta zvogëlon shpenzimin e energjisë, por mund të dëmtojë seriozisht shëndetin tuaj, sepse nuk janë aq të forta për të shkatërruar të gjitha bakteret, zbulon studimi i London School për higjienë dhe mjekësi tropikale.

Larja në temperatura të ulëta prej 30 ose 40 gradë celsius shkatërron vetëm 6 për qind të larvave, në krahasim me 100 për qind në 60 gradë celsius, çka është veçanërisht keq për alergjikët, pohojnë ekspertët.

Mënyra e vetme për çrrënjosjen e baktereve, viruseve dhe larvave është larja e rrobave në temperatura më të larta se 40 gradë celsius dhe në kombinim me detergjentin i cili përmban zbardhues, transmeton Koha.net. Nëse rrobat i lani në temperatura më të ulëta gjithsesi përdorni mjet dezinfektues me detergjent, posaçërisht nëse lani rrobat e fëmijëve të vegjël, këshillojnë ekspertët.

Edhe pse shumica e njerëzve janë rezistentë ndaj infeksioneve të tilla, për ata me imunitet të zvogëluar, siç janë njerëzit më të moshuar dhe të sëmurët e lëshuar nga spitali rishtazi, kjo mund të shkaktojë probleme serioze.

“Rrobat duhet t’i lani ashtu që të jenë në kuptimin higjienik dhe vizuel të pastra, dhe këto nuk janë dy gjëra të njëjta”, thekson për Daily Mail, profesoresha Sally Bloomfield.

Sipas mënyrës së vjetër të larjes së rrobave, rrobat duheni t’i zieni në 100 gradë celsius. Që të jeni të sigurt nga jashtëqitjet e insekteve, lani rrobat në temperatura më të larta se 60 gradë celsius, thekson virologu, John Oxford.

Llojet e detergjentit për larjen e rrobave

Ekzistojnë dy lloje të detergjentit, jobiologjik i cili e përmban zbardhuesin për pastrim dhe dezinfektim dhe detergjenti biologjik, i cili bazohet në enzime, proteina natyrale të fituara nga mikroorganizmat. Prodhuesit pohojnë që enzimat janë njësoj efektiv edhe në temperaturat e larta dhe të ulëta, dhe nuk dëmtojnë pëlhurën.

Pluhuri për larje në krahasim me detergjentin e lëngshëm përmban zbardhues. Nëse do të ishte detergjenti i lëngët kaq më i mirë se pluhuri, do të zhdukej qëmoti nga shitja, pohon inxhinieri për makinat larëse, Andy Trigg.

Eko sferat apo eko topthat që përmbajnë minerale janë alternativa më e re e gjelbër e detergjenteve. Janë prodhim natyral, alternativ për rrobat e përditshme të ndotura pak a shumë. Shumica e përbërësve është e ngjashme me ato që i përmban detergjenti, por pa kimikate.

Por rezultatet janë larg nga ato që arrihen me detergjente, pohon drejtori i Ecozone i cili prodhon Eco sferën, Simeon Van Der Molen.

Rrobat e brendshme

Gati 83 për qind e baktereve siç janë Staphylococcus aureus dhe E. coli gjenden në rrobat e brendshme. Derisa i lani rrobat e brendshme gjithsesi lajini veçmas ose në kombinim me peshqirët ose çarçafët dhe në temperatura të larta për të shkatërruar të gjitha bakteret, këshillojnë ekspertët.

Nga mostrat e testuara, 89 për qind janë larë në temperaturë më të ulët se 40 gradë celsius. Larja e rrobave të brendshme ndaras nga rrobat e tjera dhe në temperatura të larta është veçanërisht e rëndësishme nëse njeriu është i sëmurë ose vuan nga çfarëdo infeksioni. Gjatë sëmundjes, trupi sekreton disa organizma të cilët janë ngjitës madje edhe në doza të vogla, pohon dr. Lisa Ackerley, këshilluese për higjienë të mjedisit.

Rrobat e foshnjës

Foshnjat kanë sistem më të dobët të imunitetit dhe janë më të ndjeshme në infeksionet bakteriale ose të kërpudhave, të cilat mund të transmetohen lehtë për shkak të temperaturave të ulëta të larjes, thekson Ackerley.

Rrobat e foshnjës duheni t’i lani në temperatura të larta dhe ndaras nga çfarëdo veshje që përbën rrezik, siç janë të gjitha rrobat që kanë lidhje me kuzhinë ose banjë, shton ajo.

Larja e uniformës së kuzhinës

Nëse punoni me ushqim dhe lani uniformën e kuzhinës me rrobat e anëtarëve tjerë të familjes, në rrobat e tyre mund të transmetoni E.coli ose salmonelën, thotë Ackerley.

Gjatë dimrit norovirusi, i cili nxit të vjella, shumë lehtë mund të shpërndahet në tërë familjen, veçanërisht nëse rrobat i lani në temperatura të ulëta, shton ajo.

Makina rrobalarëse

Makina rrobalarëse mesatarisht përmbajnë më shumë se 100 milionë baktere E coli, dhe pikërisht për këtë arsye duhet të pastrohet. Makina për larje të rrobave e cila lan në temperatura të ulëta është e mbushur me baktere dhe myk, transmeton Koha.net. Prodhuesit rekomandojnë të lahet një herë në javë ose në muaj e zbrazët në temperatura të larta për të shkatërruar të gjitha bakteret dhe viruset. Pastrimi i magazinës për detergjent dhe unazës së gomës po ashtu zvogëlon nivelin e baktereve.

Nëse rregullisht përdorni detergjent të lëngët i cili përndryshe nuk përmban zbardhuesin i cili në mënyrë të suksesshme shkatërron bakteret, gjithsesi lani makinën larëse në temperatura të larta që ta hiqni qafe mykun dhe bakteret, këshillon Trigg.

ja1

the authorSamir Dalipi