Aktuale

BE-ja refuzon krahasimet e Kosovës me Katalonjën

Dhuna policore e njësiteve speciale të Spanjës gjatë referendumit në Katalonjë, për të cilat kanë raportuar mediat, nuk ka hasur në dënimin e prerë nga ana e Bashkimit Evropian për çka institucionet e BE-së të hënën kanë qenë në shënjestër të kritikave, shkruan sot Koha Ditore.

Shumë gazetarë kanë insistuar në një konferencë për shtyp në Bruksel, që Komisioni Evropian, si institucion i obliguar të mbrojë Traktatet e BE-së, të dalë në mbrojtje të parimeve demokratike dhe të së drejtës në shprehje të qëndrimeve politike, pa marrë parasysh se çfarë mendon kush për legalitetin e referendumit.

Por në reagimin e Komisionit Evropian, më shumë përmbajtje, vetëm është përsëritur se, sipas Kushtetutës së Spanjës referendumi ishte ilegal, dhe se kjo është një çështje e brendshme e Spanjës.Në këtë mënyrë, Komisioni Evropian ka mbështetur qëndrimin e Qeverisë së Spanjës.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, duke lexuar një deklaratë në emër të Komisionit Evropian, ka thënë se Komisioni Evropian mendon se është koha për bashkim dhe stabilitet.