Sport

Ja sa kërkon PSG për Verrattin

Mesfushori italian është një nga lojtarët më të kërkuar në tregun e futbollistëve.

Paraqitjet fantastike që Marco Verratti ka pasur me Paris Saint-Germain këto vitet e fundit ka bërë që shumë klube të mëdha evropiane të interesohen për mesfushorin.

Klube si Barcelona, Real Madrid, Inter dhe Juventus kërkojnë që ta transferojnë Verrattin gjatë verës, por PSG ua ka bërë me dije se kush e do lojtarin duhet të paguajë plot 85 milionë euro, transmeton KosovaPress.

24-vjeçari ka kontratë me kampionët e Francës deri në vitin 2021.