ShowBiz

Ja sa para ka mbledhur Minimaratona 5km (Foto)

Minimaratona 5km e organizuar nga Afërdita Paçarda dhe Diellza Kolgeci që ka për qëllim grumbullimin e parave për të ndihmuar fëmijët e prekur me kancer të cilët po trajtohen në QKUK, tashmë ka përfunduar.

Minimaratona 5km është mbajtur me datën 7 maj në qendër të Prishtinës dhe në Londër, transmeton Gazeta Express.

Njëra nga organizatoret, Afërdita Paçarada ka treguar se sa kanë arritur të grumbullohen mjete për ndihmën e këtyre fëmijëve.

‘Mjetet e mbledhura në Prishtinë nga shitja e numrave arritën vlerën 2168.97 Euro kurse mjetet e mbledhura nga shitja e numrave në Londër arritën vlerën 3058 GPB ( 3618.88 Euro) dhe online me “ just giving” 340 GPB ( 403.24). Total : 6191.09 Euro’, kishte shkruar ajo në profilin e saj në Facebook.

Ajo gjithashtu ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit dhe ata që kontribuan.

Mirëpo, Afërdita ka edhe një mesazh për ata të cilët e patën problem të dalin në shi.

‘Për ata që e patën problem me këndu dhe me vrapu në shi, ju urojm të mbeten gjithë të “ëmbel” si sheqeri dhe të ruhen të mos dalin në shi se është rrezik me u shkri’, kishte shkruar ajo.

Në këtë minimaratonë kanë marrë pjesë afro 700 garues./Gazeta Express/

the authorSamir Dalipi