Tech

Ja si mund të bllokohet iPhone me vetëm një prekje (Foto)

Një gabim në telefonin e mençur iPhone, që ka dalë së fundmi, mund ta bllokojë fare duke e kthyer në një tullë të papërdorueshme këtë telefon.

Fansat e teknologjisë e kanë gjetur një mënyrë për të ngrirë pajisjet e Apple vetëm duke prekur disa butona, shkruan The Sun.

Ky vit pritet të jetë i madh për fansat e Apple pasi është dhjetë vjetori i iPhonit të parë, dhe pritet të dalë telefoni më i ri në treg iPhone 8.

Por së pari kompania duhet të merret me këtë problem nëse duan të mbajnë të lumtur konsumatorët.

Nëse me të vërtetë dëshiron që të bllokosh ndonjë telefon, gjithë çfarë duhet të bësh është të hapësh dritaren e qendrës së kontrollit. Kjo hapet duke rrëshqitur me gisht nga poshtë lart në sipërfaqen e ekranit.

Më pas vetëm duke prekur tri opsione të menysë dhe kjo do të ta bëjë telefonin fare të padobishëm, do jetë pastaj jofunksional.

Siç duket ky problem paraqitet vetëm te telefonat të cilët kanë rifreskuar versionin iOS 10.

the authorE B