Aktuale

Jahjaga në Mynih, flet për barrierat gjinore të grave në pozita udhëheqëse

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka bërë të ditur se është duke qëndruar në Mynih në Konferencën për Siguri.

Jahjaga përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se është pjesëmarrëse në tryezën “Ndryshimi i Perceptimeve për Lidership të mirë”, ku është diskutuar për barrierat gjinore të grave në pozita udhëheqëse.

Gjithashtu, edhe për mënyrën se si duhet të tejkalohen ato.

“Gjatë diskutimit, dhashë perspektivën e Kosovës për çështjet gjinore dhe progresin që është bërë gjer më tani”, ka shkruar ish-presidentja. /Lajmi.net/

Këshilli i Grave Lidere të Botës, në kuadër të Konferencës së Munich-ut për Siguri, ka organizuar një tryezë të…

Posted by Atifete Jahjaga on E premte, 14 Shkurt 2020

the authorGazetaKNN