Aktuale

Jahjaga i uron mirëseardhje në atdhe Ramushit

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka përshendetur vendimin e gjykatës në Francë për lirimin e Ramush Haradinajn, lider i AAK-së.

Ajo ka thënë se ky vendim i sotëm rrëzon përpjekjet e Serbisë për ta zbehur padrejtësisht përpjeken dhe luftën për liri të qytetarëve të Kosovës dhe për ta minuar përparimin tonë si shoqëri.

“Përshëndes vendimin e drejtë të gjykatës në Francë për lirimin e ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe i bashkangjitem qytetarëve anë e kënd Kosovës për t’i dëshiruar mirëseardhje në atdhe, pranë familjes së tij. Kosova, edhe një herë ka treguar se është e gatshme të bashkëpunojë me drejtësinë ndërkombëtare. Ky vendim rrëzon përpjekjet e Serbisë për ta zbehur padrejtësisht përpjeken dhe luftën për liri të qytetarëve të Kosovës dhe për ta minuar përparimin tonë si shoqëri”, ka shkruar Jahjaga në “Facebook”.