Sport

James drejt largimit nga Reali

Futbollisti kolumbian është duke i kaluar javët e fundit të eksperiencës së tij në Madrid. Ai i ka prishur përfundimisht punët me trajnerin Zinedine Zidane

James Rodriguez është duke i kaluar javët e fundit të eksperiencës së tij në Real Madrid.

Futbollisti kolumbian i ka prishur përfundimisht punët me trajnerin Zinedine Zidane dhe i ka valixhet gati për t’u larguar.

Për këtë siguron mediumi spanjoll “Marca”, përcjell “Gazeta Express”.

Trajneri francez e ka lënë Jamesin jashtë ekipit në ndeshjet e fundit.

Dhe, ish-futbollisti i Monacos, Portos e Bayern Munichut është duke e kërkuar një përvojë të re.

Nuk përjashtohet mundësia që përfaqësuesi kolumbian të përfundojë në Premierligë ose në Serie A.

the authorGazetaKNN