Arsim & Kulturë

Java e Infermierisë në Kolegjin AAB përmbyllet me shfaqjen e filmit “The English Patient”

Në kuadër të aktiviteteve të shumta të organizuara për të shënuar “12 Majin” Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë, Kolegji AAB në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, Institutin AAB dhe Universitetin “Dokuz Eylül”nga Izmiri i Turqisë, kanë bërë mbylljen e këtyre aktiviteteve me filmin “The English Patient”.

Filmi “The Englisht Patient” është xhiruar në vitin 1996. Ky film tregon fundin e luftës së dytë botërore dhe sakrificat e infermierëve atë kohë.

Filmi është i zhanrit dramë dhe romancë. Ka qenë i nominuar 12 herë për çmimet “Academy Awards” ku nga ato ka fituar 9 çmime.

Gjatë kësaj jave janë zhvilluar edhe shumë aktivitete të tjera si trajnime për infermierët në temat: “Kujdesi infermieror në kujdesin intensiv” si dhe “Kujdesi infermieror i bazuar në dëshmi”.

Gjithashtu, gjatë ditës së djeshme me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, studentët e Fakultetit të Infermierisë të Kolegjit AAB ofruan shërbime infermierore falas për qytetarët në pothuajse të gjitha qytetet e Kosovës.