Rajon & Botë

Jep dorëheqje kryeministri britanik, David Cameron

David Cameron ka njoftuar dorëheqjen e tij, pasi publiku britanik votoi pro daljes së Britanisë nga BE’ja.
“Jam i nderuar që kam qenë kryeministër i këtij vendi për gjashtë vjet”, ka thënë Cameron.

Ja deklarata e plotë e kryeministrit britanik, David Cameron:

“Unë kam qenë absolutisht i qartë [në referendumin] në lidhje me besimin tim se Britania është më e fortë, më e sigurt dhe më mirë brenda Bashkimit Europian, dhe ky referendum ishte vetëm për të mirën e Britanisë, jo për të ardhmen e ndonjë politikani, duke përfshirë edhe veten time.

Por populli britanik ka marrë vendim shumë të qartë për të marrë një rrugë të ndryshme dhe si i tillë unë mendoj se vendi kërkon lidership të ri për të marrë atë në këtë drejtim.

Unë do të bëj gjithçka për ta mbajtur drejtimin e ‘anijes’ si kryeministër gjatë javëve dhe muajve. Por, unë nuk mendoj se do të ishte e drejtë për mua që të jem kapiten i vendit tonë në destinacionet e së ardhmes.

Nuk ka nevojë për një afat kohor të saktë. Por, sipas mendimit tim, ne duhet të synojmë të kemi një kryeministër të ri në vend që nga fillimi i muajit tjetër.

/GazetaExpress/