Aktuale

Jep dorëheqje kryetari i LHK-së “Ali Hadri”, shtyhet bllokimi i rrugëve

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje kryetari i saj, Selim Lokaj, dhe për pasojë është shtyrë bllokimi i rrugëve tek Manastiri i Deçanit.

Komunikata e plotë:

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, konfirmon se pas presioneve të jashtëzakonshme nga faktori i jashtëm, gjegjësisht nga faktori ndërkombëtar në Prishtinë, dhe presioneve të mëdha nga faktori vendor, paraprak qasëtëve ka dhenë dorëheqje të parevokueshme Selim Lokaj nga detyra e Kryetarit të LHK “Ali Hadri” dega në Deçan.

Dorëheqja e Kryetarit Lokaj, vjen pas vendimit të organeve të Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan me 21 prill 2017, për bllokimin e rrugës për tek Manastiri i Deçanit me 28 prill 2017, duke kundërshtuar kështu kalimin në pronësi të këtij institucioni të pronave dhe Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria”, pronësi kjo që po i njihet nga ana e institucioneve të Republikës se Kosovës.

Andaj, pas dorëheqje se Kryetarit Selim Lokaj dhe tendosjes se situatës se sigurisë në Deçan, Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, konfirmon se është shtyrë përkohësisht bllokimi i rrugës për tek Manastiri i Deçanit.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, konfirmon se në bazë të Statutit detyrën e Kryetarit të LHK “Ali  Hadri” dega në Deçan, deri në zgjedhjen e strukturave të reja drejtuese do ta kryej nënkryetari Shkodran Imeraj.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, njofton gjithë qytetarët e Kosovës në përgjithësi por edhe ata të Deçanit në veçanti se me i fuqishëm është Manastiri i Deçanit se  gjitha institucionet komunale në Deçan e ato shtetërore të Kosovës në Prishtinë.