Tech

Jo, ‘Incognito’ në shfletues nuk është privat

Me hakerët dhe sulmet e ndryshme kibernetike në rritje, nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme sesa tani që të investoni në sigurinë tuaj online.

Dhe ta flasim të vërtetën: mendoni se opsioni inkonjito në shfletuesin tuaj ju lë të jeni privat dhe të shfletoni në mënyrë të fshehtë? Kjo duket se nuk është e vërtetë.

Nuk ka asnjë mënyrë që të jeni plotësisht anonim në internet, por ka disa opsione të shumta që mund t’i merrni, transmeton Gazeta Express.

Ja çfarë rekomandojnë disa ekspertë të sigurisë dhe privatësisë se duhet të bëni në mënyrë që të shfletoni internetin në mënyrë private:

– Kontrolloni cilësimet e privatësisë në Facebook, Linkedin, Twitter dhe rrjetet e tjera sociale (kontrolloni gjërat si vendndodhjen tuaj, të cilën duhet ta ndalni)

– Aktivizojeni autentikimin me dy faktorë (një proces i sigurisë i cili ju kërkon të shtoni edhe gjëra tjera përveç fjalëkalimit, si një kod për shembull i cili ju dërgohet juve me email ose mesazh) kudo që të jetë e mundur

– Përdoreni një menaxher fjalëkalimi si Sticky Password ose Dashlane, dhe kurrë mos i ripërdorni fjalëkalimet

– Ndaleni GPS-in, WiFi-në dhe Bluetooth-in për të kufizuar pajisjet tuaja që të lidhen me pajisje të jashtme dhe rrjete, të cilat mund të kenë viruse, thotë Joel Wallenstom, Ceo i Wickr

– Krijojeni një email adresë të cilën e përdorni vetëm për t’i rikthyer llogaritë e rëndësishme, për të cilën nuk di askush tjetër përveç jush

– Sigurohuni që njerëzit të mos mund t’ju gjejnë në internet duke iu kërkuar përmes numrit tuaj, të cilin mund ta keni dhënë në Linkedin, Facebook ose diku tjetër

– Përdoreni një lidhje HTTPS në vend të HTTP, e cila do të enkriptojë lidhjen tuaj me uebfaqe

– Përdoreni një motor kërkimi alternativ që nuk ju gjurmon

– Kontrollojeni Have I Been Pwned, një faqe e cila ju tregon nëse jeni viktimë e vjedhjes së të dhënave

the authorE B