Rajon & Botë

John Kerry dhe ministri i Jashtëm kinez diskutojnë për vizitën e Obamas dhe Korenë Veriore

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, dhe ministri i Jashtëm kinez, Ëang Yi, kanë biseduar përmes telefonit për vizitën e presidentit Barack Obama në Hangzhu, Kinë, dhe për pjesëmarrjen e tij në samitin e G20, njofton Departamenti i Shtetit.

“Sekretari dhe ministri i Jashtëm Wang, po ashtu kanë diskutuar për përgjigjet e duhura ndaj provokimeve të fundit të veprimeve të Koresë Veriore,” sipas një komunikatë të Departamentit të Shtetit, transmeton Gazeta Express.

Të mërkurën që shkoi, Koreja e Veriut lansoi një raketë balistike e cila përfundoi në apo afër ujërave që kontrollohen nga Japonia.