Rajon & Botë

Johnson: Asadi nuk ka të ardhme si lider

Sekretari britanik i Punëve të Jashtme, Boris Johnson, ka deklaruar se regjimi i Bashar al Asadit është përgjegjës për shumë vrasje në Siri dhe se Asadi nuk ka një të ardhme si lider, raporton Anadolu Agency (AA).

Këtë deklaratë Johnson e ka bërë në llogarinë e tij në Twitter. Në lidhje me raportin e publikuar nga Amnesty International, kryediplomati britanik thotë se “ka ndjerë neveri” për ekzekutimet e regjimit dhe në vijim shton: “Asadi është përgjegjës për vdekjen e shumë njerëzve në Siri. Ai nuk ka të ardhme si lider.”

Amnesty International deklaroi sot se regjimi i Asadit që nga shtatori i vitit 2011, kohë kur nisi lufta e brendshme, deri në fund të vitit 2015, ka ekzekutuar 5-13 mijë njerëz, shumica e të cilëve civilë, në burgun ushtarak Sajdanaja.